Fero ironizon me Mozzik pas këngës së re “Diss”: Paramendo Albin Kurti duke munduar t’i bëj kurthe Mozzikut

Rap-artisti nga Ferizaj, Mozzik, ka sjell më 5 shkurt një ‘EP’ me gjithsej pesë këngë.

Në njërën prej tyre të titulluar “Diss”, i ka bërë një ‘diss’ vetes, por ka përfshirë edhe emra të tjerë të estradës e po ashtu edhe nga politika.

 

Në mesin e tyre ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas një rasti që kishte vitin e kaluar.

Ndërkohë që për këtë u bë një reagim edhe nga Feronit Shabani apo siç njihet për publikun Fero.

 

I njëjti ironizon me të për Kurtin në një postim të shpërndarë në InstaStory.

“Paramendo Albin Kurti duke munduar t’i bëj kurthe Mozzikut”, ka shkruar ai.

Fero pak më parë së bashku me S4MM në një këngë të re i bënë ‘diss’ Mozzikut.

Ky i fundit duhet theksuar se mori komente të shumta pozitive e përkrahje pas lansimit të këtyre projekteve.