E konfirmuar/ Rikthehet Luiz Ejlli: Çfarë ndodh në “Big Brother VIP 5”? (Video)

Prej disa ditësh është përfolur që në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” do të futet fituesi i edicionit të dytë të reality show-t, Luiz Ejlli.

Tashmë kjo është zyrtare. Në profilin e BBV në “Instagram” është publikuar promo e Prime-t të mbrëmjes të së shtunës.

 

“Luiz, në dhomën e rrëfimit…

Rikthehet Luiz Ejlli!

 

Big Brother Vip, të shtunën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel”, shkruhet bashkëngjitur me videon në fjalë.

Ndërkohë teksa këngëtari i dashur për publikun shfaqet te Dhoma e Rrëfimit, ai thotë:

“Tani luftohet vetëm për vend të dyta”.