Shqiptarja shkruan historinë, shpallet kampione Europe në shah

Një talent i ri shqiptar po shkëlqen në arenën evropiane dhe po ngrit lart flamurin kuqezi.

Kler Çaku, vetëm 13 vjeçe, është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit të zhvilluar në Slloveni, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër sukses të madh në sportin e shahut.

 

Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Shahut, ndërsa e reja shqiptare dominoi garën me një performancë mbresëlënëse: 7 fitore dhe 3 barazime.

Me këtë rezultat të jashtëzakonshëm, Çaku siguroi titullin kampione evropiane për vajza deri në 14 vjeç, duke dëshmuar talent, përkushtim dhe potencial të madh për të ardhmen.

 

Fitorja e saj jo vetëm që është një arritje personale, por edhe një moment krenarie për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të shahut.