Mozzik me projektin e ri “Diss”, përmend Albin Kurtin, Lutifi Haizirin, Kadri Veselin e Loredanën

Reperi nga Ferizaj, Mozzik, sapo ka lansuar EP-në e tij më të re me 5 këngë, duke sjellë diçka që rrallëherë shihet në industrinë e muzikës shqiptare.

Në këtë projekt, ai nuk ka zgjedhur të sulmojë vetëm të tjerët, por ka kthyer gishtin nga vetja, duke u përballur me “mëkatet” dhe gabimet e tij në një lloj vetëgjyqi publik.

 

Përmes vargjeve të ashpra, Mozzik thyen heshtjen pas shumë vitesh paragjykime dhe sulme ndaj tij. Ai u jep përgjigje të gjitha thumbave që i janë drejtuar kohët e fundit, duke treguar anën e tij të së vërtetës. Në këtë rrëfim muzikor, ai përmend figura kyçe të jetës së tij, përfshirë Loredanën, partnerin e saj, vajzën e tyre, Hanën, futbollistin gjerman Karim Adayemi por edhe politikanë e figura publike, shkruan revista Kosovarja, transmeton Periskopi

 

Ky projekt po konsiderohet si një lëvizje e guximshme, pasi artisti nuk ka kursyer as fjalët më të rënda ndaj vetes, duke ofenduar veprimet e tij të kaluara. Me këtë EP, Mozzik duket se ka vendosur t’i mbyllë llogaritë me të shkuarën dhe t’u tregojë vendin artistëve të estradës që janë marrë me të gjatë këtyre viteve./Periskopi