Limi hedh bombën për Albën: “Nuk po e pres jashtë”

Lim Hoti ka bërë reagimin e parë publik pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund të gjitha aludimeve për trekëndëshin e përfolur brenda shtëpisë.

Në një prononcim të fundit për “Andale”, ai ka mbajtur një qëndrim keqardhës ndaj ish-partneres së tij, duke u shprehur: “Mënyra si e shoh unë Albën është thjesht një viktimë e televizioneve.

 

Më vjen keq që po e them.”Megjithatë, deklarata më e fortë lidhet me jetën e tij sentimentale jashtë.

I pyetur nëse do të presë ndonjërën nga vajzat për të sqaruar raportet, Limi ka qenë i prerë duke konfirmuar se dikush tjetër është në jetën e tij: “Nuk po e pres asnjëherën me thënë të drejtën se jam i zënë. Nuk po mendoj fare për këta persona.”

 

Me këto fjalë, ai mbyll përfundimisht kapitullin e romancave televizive.