Familja e veprimtarit Haki Imeri ka kritikuar ashpër Isa Mustafën, duke e quajtur “projekt politik” që ka dëmtuar LDK-në.
Sipas tyre, Mustafa ka manipuluar fonde dhe lidershipin e partisë gjatë viteve, duke vendosur figura si Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti në poste kyçe, ndërsa nxënësi i tij politik, Lumir Abdixhiku, vazhdon të jetë pjesë e këtij procesi. Familja thekson se gjatë këtyre lojërave vetëm LDK-ja ka humbur.
Shkrimi i plotë:
Projekti i Isa Mustafes!
-Fillimisht, gjatë okupimit, ia ndali fondet Presidentit Ibrahim Rugova.
-Pastaj, ato fonde të 3%-shit u shndërruan mrekullisht në fonde familjare. Magji politike .
-Më pas iu afrua Fatmir Sejdiut, ia mori LDK-në me skenar, ia hodhi(nguli) edhe Vlanit,
e bëri Hashim Thaçin president, ndërsa veten kryeministër.
Paketë “win-win”.
-Pastaj, dorë për dore me Hashimin dhe Grenellin,
e rrëzoi Qeverinë Kurti 1,
e bëri Avdullah Hotin kryeministër projekt i realizuar me sukses .
-Kur u konsumua Hoti, erdhi kapitulli i ri:
-Lumiri shef i LDK-së.
-Pastaj u rizgjodh Lumiri.
-Pastaj u ‘rizgjodh’ prapë, gjithmonë me “skenar”, gjithmonë duke e demtuar LDK.
-Pra, çfarë mësojmë nga kjo histori?
-Që në këto lojëra te ndyta vetëm LDK-ja ka humbur.
-Isa Mustafa ka luajtur, nxënësit janë ndërruar, por partia ka paguar faturën .
-Ky ishte-eshte projekti i Isa Mustafës.
-Dhe po, pjesë e këtij projekti është edhe nxënësi i tij, pjella e tij politike Lumir Abdixhiku.
-Prandaj, kur ta çoni partinë për lesh
mos kukatni më vonë duke thënë:
“Na e bënë komunistët e Isa Mustafës!”
-Sepse ne do t’ju themi thjesht:
Ju i keni krehur. Si njërin, ashtu edhe tjetrin.