KUJTESË: Elizabetë Poniku, zvicerania që e dha krejt pasurinë për UÇK-në

Lindi në Gansingen të Kantonit të Argaus.

Por, kush ishte zvicerania e UÇK-së?
E bija e një legjionari e ushtaraku, Elizabeta, në vitet e ’90-ta në Zvicër, u martua me Ahmet Ponikun nga Prizreni.

Të dy, burrë e grua, ranë në kontakt me gjeneral Jashar Salihun në Zvicër. Në këtë formë, Elizabeta, u emërua edhe pjesë e logjistikës së Shtabit të UÇK-së, në Zvicër.

Por, në çfarë forme arriti Elizabeta ta ndihmonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?

Startoi me ndihma financiare, mandej plasën aksionet e para guerile ishte në ngjarje dhe i interesonte sigurimi i armatimeve, sidomos i armëve adekuate për luftën guerile….Elizabeta kurrë nuk ka marrë para nga fondet, por gjitha këto i ka bërë nga kontributi i vet, ose thënë ndryshe, nga xhepi i saj.