Klodi i afrohet Benitës për të biseduar, kjo e fundit i reagon: Mos më prekë

Gjatë ditës së sotme, Klodi ndërpreu një bisedë që po zhvillohej mes Labit dhe Benitës.

Në ato momente, kur Benita u zgjua dhe dukej se po përgatitej të largohej nga ai ambient, Klodi e ndaloi për një çast.

 

“Ndalu një sekondë, të lutem”, i thoshte Klodi asaj, duke tentuar ta ndalonte dhe të bisedonin. Por Benita reagoi menjëherë, duke i kërkuar që të mos e prekte.

“Veç një sekondë, no me më prekë, mos më prekë, nuk të lejoj”, i tha ajo me vendosmëri, ndërsa Klodi i përgjigjej me disa fjalë të tjera, duke insistuar të bisedonin.

“A don me folë a jo? Sa palidhje je tu reagu”, i tha ai tutje, derisa Benita po largohej nga dhoma e grimit.