“Unë isha burrë i martuar, ajo beqare…”/ Miri jep ‘bekimet’ për raportin Selin-Gimbo: Me fuqinë që mori, doli zbuluar…

Në Prime-n e mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 5”, Miri u përball me Kutinë e Pandorës. Si surprizë mori një takim me vajzën e tij, e cila i dha një mesazh që të mos e ndajë fitorën me askënd.

 

Ndërkohë përveç surprizës së bukur dhe emocionuese, banori u përball edhe me një informacion nga jashtë. Ai dëgjoi për herë të parë deklaratat e forta që babai i Selin ka bërë për të. Këtë informacion, Miri nuk mund t’a ndajë me banorët e tjerë, të cilët janë bërë shumë kuriozë të dinë se çfarë kishte.

 

Ndërkohë gjatë një bisede me Stelinën dhe Krusitën në shtrat mbrëmë, Miri komentoi marrëdhënien e tij me Selin:

“Isha unë burrë i martuar, ajo ishte gocë beqare. Kam marrë unë halle, se unë do ndahesha nga gruaja nesër, po ajo? Do i thoshin thjesht “O ti, si shkon me 50-vjeçarin?”

Unë nuk lej as gruan, nuk lej as kalamonin dhe jam prapë këtu ku jam.

E di për çfarë jam xheloz? Ne gjatë ditës konsumonim shumë pak kohë bashkë, se ishim te krevati. Në fund të ditës, dinim ku t’i bënim muhabetet.

Në momentin që u ndamë nga krevati, ajo dhe unë u afruam më shumë gjatë ditës. Edhe kot, jo për të bërë lojë, për të bërë situata. Me ardhjen e Gimbos, kjo koha mua më iku.

Unë nuk shkoj mbas asaj. Ajo doli zbuluar me fuqinë që mori. Donte të shkëputej nga kjo gjëja, duke shfrytëzuar këto situata dhe këtë djalin (Gimbon), që ishalla do Zoti kanë një lloj kimie, që dhe të përfundojnë bashkë. Bëje lojën, unë kam lojën time. Por mos më thuaj që do ndahemi te dita 39. Unë kam thënë po e more ti, e kam fituar dhe unë BBV. Por po e mora unë, ti s’ke thënë kurrë që je e gëzuar”.