Rogerti provokon Dj Gimbon me vëllain e ndjerë të Gjestit, ndezet situata në BBVA (Video)

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ka ndodhur një moment mjaft tensionues.

Rogerti ka prekur një temë shumë të ndjeshme për DJ Gimbo, duke përmendur tragjedinë familjare të mikut të tij të ngushtë, këngëtarit Gjesti, i cili humbi vëllain e tij kohët e fundit.

 

Kur Rogerti është duke diskutuar për ngjarjen, DJ Gimbo ka ndërprerë menjëherë, duke i thënë qartë se nuk dëshiron që kjo temë të diskutohet, sidomos përpara kamerave të spektaklit.

Ai është shprehur se preferon të mos hapë këtë bisedë dhe ka kërkuar që të mos diskutohet rreth kësaj tragjedie brenda BBV.

Ky moment është komentuar gjerësisht nga shikuesit dhe ka ndezur debat në rrjetet sociale, teksa ka bërë që disa nga fansat të mendojnë për kufijtë e respektit ndaj jetës private edhe brenda një reality show-je.