I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP pasi mbrëmjen e kaluar u përjashtua nga gara për shkak të një Zarfi të Zi.
Ai sonte ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me gjithë këtë eksperiencë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Kur Elona e pyeti Keijsin nëse mendon se Ina ishte nxitësja e sherrit mes tij dhe Kristit? Ish-banori u përgjigj duke thënë:
Ina ka qenë gjithmonë ajo vajza aty brenda që mua më ka tërhequr sa herë madje edhe më ka tërhequr vëmendjen edhe kur unë prishja fjalorin dashje padashje sepse unë jam shumë në gjuhën popullore në mënyrën e të shprehurit. Ka qenë gjithmonë vajza që kujdesej duke thënë: “Mos e thuaj këtë fjalë, je para kamerave.”. Më ka tërhequr nga dora duke më thënë stop po e tepron edhe kur debatoja me banorët e tjerë. Në këtë rast nuk desha as që ta dëgjoja kur më thoshte boll.
Asnjë mashkull nuk besoj se do të duronte te partnerja e vet.
Është kaq e afërt dhe kaq e ngushtë lidhja e tij me Inën?
Përderisa ishim shtrirë dhe po krijojmë diçka së bashku, patjetër që është aq e afërt.