Rogerti i kthehet ASHPËR Malit: Kush t’a ka bërë traumë jetën, mami apo babi? Si reagoi banori?

Ditën e djeshme banorët e “Big Brother VIP 5” kanë patur një sfidë rezistence. Ata duhej të qëndronin me këmbë brenda një kutie me akull dhe ai që do rezistonte më gjatë shpërblehej me 2 mijë euro.

Kjo sfidë solli tension dhe përplasje mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjatë kësaj prove, situata doli jashtë kontrollit mes Rogertit dhe Mal Retkocerit, duke kulmuar në një përplasje të ashpër.

Rogerti përdori një gjuhë të papërshtatshme, duke prekur çështje personale dhe familjare të Malit, në një moment që u konsiderua i rëndë nga publiku.

 

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”, iu drejtua Rogerti Malit, një deklaratë që shkaktoi reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, duke marrë parasysh situatën delikate familjare të këngëtarit.

Nga ana tjetër, Mali zgjodhi të qëndronte i qetë, duke mos reaguar ndaj provokimeve dhe duke u përpjekur vazhdimisht t’a injoronte Rogertin.