Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka shënuar dy gola të bukur për ta barazuar rezultatin për Baselin ndaj Zurichut.
Zurichu kaloi herët në epërsi falë Phaeton, që u asistua nga Bledian Krasniqi, mirëpo Baseli u kthye në lojë falë golit të Xherdan Shaqirit.
Lojtari nga Gjilani e finalizoi për mrekulli asistimin e Otele (11’), me një goditje të saktë, ku s’i dha asnjë shans portierit vendas – VIDEO.
Ndërkohë, vlen të ceket se gol shënoi edhe Dion Kacurri, por u anulua nga VAR-i shkaku që kishte prekje të topit me dorë.
Zurichu e riktheu epërsinë në përfundimin e pjesës së parë falë Keny, sidoqoftë vetëm dy minuta më vonë – në skenë doli sërish Shaqiri që e tundi rrjetën.
Këtë herë, Schmid dhuroi një pasim të saktë te Shaqiri, me këtë të fundit që s’gaboi përballë portierit për ta barazuar sërish rezultatin (45+3’)./telegrafi