Berisha thirrje për protestë: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës, 17:00 është ora e opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet sot në orën 17:00 përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Përmes rrjeteve sociale, Berisha e përshkroi protestën si një moment kyç për opozitën dhe ftoi qytetarët nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në kryeqytet. “Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës. Ora 17:00 është ora e opozitës,” shkroi ai.

Protesta pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa policia ka njoftuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.