E BUJSHME: UEFA – Zyra e Kontrollit Financiar të Klubeve ka konstatuar keqpërdorim të fondeve të UEFA-s nga FFK

Nga marrëveshja për pranimin e përgjegjësisë e lidhur ndërmjet UEFA – Club Financial Control Body (CFCB) dhe Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) rezulton se, pas një auditimi të fondeve të transferuara nga UEFA në FFK, janë konstatuar shkelje serioze dhe keqpërdorim i këtyre fondeve.
Si pasojë, UEFA – CFCB ka inicuar procedurë hetimore, në përfundim të së cilës është konstatuar se:
• FFK nuk ka vepruar në përputhje me rregulloret e UEFA-s për licencimin e klubeve;
• FFK nuk ka implementuar kushtet dhe standardet e detyrueshme të parapara për procesin e licencimit;
• Për këto shkelje, FFK është dënuar me gjobë financiare në fillim në shumën prej 50,000 (pesëdhjetë mijë) euro;
• FFK është obliguar të përmbushë tetë ( kushte konkrete gjatë sezoneve sportive 2022–2027;
• Në rast të mos përmbushjes së këtyre kushteve, parashihet aplikimi i një sanksioni shtesë financiar në shumën prej 200,000 (dyqind mijë) euro.