E sotmja në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” nisi me një debat të ashpër mes Artanit dhe Mirit, ku tensioni u rrit shpejt dhe ofendimet nuk munguan.
Sipas pamjeve të transmetuara, Artani e nisi konfliktin, duke ndjekur Mirin kudo në shtëpi dhe duke i bërë komente fyese:
“Je njeriu më i ulët në moshën që ke, sepse bën çdo lloj gjëje për të shkuar në ato gjëra që do”.
Nga ana tjetër, Miri e ka kundërshtuar duke i kërkuar të mos përmendë të vdekurit, pasi Artani kishte përmendur mbrëmë Dr. Florin:
“Ik e mos përmend të vdekurit”, i tha Miri.
Pjesë nga debati i tyre i ashpër:
Artani: “Ti kur ke një budalla përpara…”
Miri: “I hap rrugën”
Artani: “Je i vogël Miri për mua, shumë i vogël”
Miri: “Ik pra, ti je i vogël, ti je rritur me këngët e mia se kështu the”
Artani: “Unë jam rritur me çdo lloj kënge”
Miri: “Kështu the, ke shitur dhe kaseta e mia, ke fituar lekë, lekë piratësh”
Artani: “Je shumë i ulët me moshën që ke”
Miri: “Unë apo ti? Ti që thua ke patur probleme me atë, me kë kam patur probleme?”
Debati vazhdoi me fyerje dhe akuza të ndërsjella, ku secili tentonte të tregonte se cili është më i drejtë dhe cili më i ulët para publikut dhe banorëve të tjerë.