Gjatë spektaklit të sotëm “Prime” në Big Brother VIP Albania, Mateo ka rrëfyer në detaje historinë që ka ndodhur 4 vite më parë me Brikenën. Ai tregoi se gjithçka nisi me mesazhe, të cilat u pasuan me një takim romantik në Prishtinë.
Mateo deklaroi se pas shumë bisedash, dyshja ishin takuar në kryeqytetin e Kosovës. “Jemi takuar në Prishtinë ku kemi shkëmbyer edhe puthje,” u shpreh ai. Megjithatë, situata u komplikua kur ai vendosi ta vizitonte Brikenën në Vushtrri.
Rrëfimi u bë edhe më dramatik kur Mateo tregoi momentin e mbërritjes në Vushtrri. Ai tregoi se ndërsa priste Brikenën, një makinë i kishte prerë rrugën. “Dikush nga xhami i makinës më pyeti: ‘Çfarë e ke Brikenën?’. I thashë që e kam shoqe dhe kam ardhur thjesht ta takoj,” tregoi Mateo. Në atë moment, personi në makinë e kishte lidhur direkt në telefon me babanë e Brikenës, i cili i kishte kërkuar që ta linte atë bisedë me aq.
Sipas Mateos, situata nuk përfundoi me aq. Edhe pse Brikena i kishte kërkuar të takoheshin sërish, në skenë ishte shfaqur daja i saj. “Erdhi daja i Brikenës dhe më tha mos e tako. Ai mori sërish të atin e saj në telefon dhe më thanë ‘Lëre këtë muhabet’,” rrëfeu Mateo para banorëve dhe publikut.
Në mbyllje të rrëfimit, Mateo shpjegoi se kjo ndërhyrje e familjarëve dhe pamundësia për t’u njohur më mirë, bëri që dyshja të ftohej. “Nuk patëm mundësi ta njihnim njëri-tjetrin aq sa donim. Pas disa bisedave, vendosëm ta shkëpusnim lidhjen edhe për shkak të distancës,” përfundoi ai. /Prive By Liberta Spahiu