Djali i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, feston sot 4-vjetorin.
Bashkëshortja e tij Selvija, ka ndarë në rrjetet sociale një video prekëse, ku vogëlushi shihet duke mbajtur në dorë një foto të të atit, shkruan TCh.
“Gëzuar ditëlindjen jeta ime! Sot mbush 4 vjeç, Roel… E unë do doja të ishte këtu babi yt. Ta shihje me duart plot dhurata, të të merrte në krahë fort e të të përqafonte sikur bota të ndalej aty. Sot ti e feston ditëlindjen duke parë fotografinë e tij, dhe unë me dhimbjen që ai nuk arriti të të përqafojë edhe një herë. Por biri im, mami është këtu. Për të të dashur dyfish, për të të mbajtur fort. Babi yt të do nga qielli, dhe mami i lutet Zotit të jetë gjithmonë krahu yt. Të dua fort biri im, arsyeja që unë frymoj”, shkruan ajo./Periskopi/