Pas nominimit të Mateos nga Brikena gjatë spektaklit të “Big Brother Vip”, reagimi më i fortë erdhi vetë nga i nominuari, i cili u shfaq dukshëm i zhgënjyer dhe emocional në dhomën e rrëfimit.
“Nuk e prisja. Për mua ishte shumë zhgënjyese,” tha ai, duke shtuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë veten jashtë këtij nominimi, e aq më pak të nominuar pikërisht nga Brikena.
Pas reagimit të tij, për herë të parë foli edhe Brikena në dhomën e rrëfimit gjatë pasdites së sotme. Ajo theksoi se nominimi nuk ishte hakmarrje.
“Hakmarrje, asnjëherë! Më ka bërë të ndihem keq dhe në atë moment më erdhi emri i tij, kaq,” tha ajo, duke iu referuar një situate që lidhej me Mateo dhe Kristin, ku Mateo i kishte thënë që kishte shkëmbyer një puthje me Brikenën, ku sipas kësaj të fundit kjo gjë nuk ka ndodhur.
Brikena shpjegoi se nuk ishte faji i saj për një keqkuptim dhe se ajo vlerëson të vërtetën mbi gjithçka tjetër:
“Se s’është fakti te puthja, se s’ka ndonjë gjë të keqe të puthësh një person, por në momentin që nuk ka ndodhur, unë kam qejf një person që tregon të vërtetën…”