Stelina ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga BBVA, duke deklaruar se nuk mund ta përballojë më situatën me Inën dhe bashkimin me të si një banore e vetme.
Sipas saj, kjo gjendje është bërë e padurueshme dhe ka ndikuar ndjeshëm në qëndrimin e saj brenda shtëpisë, shkruan Kosovarja.
Kujtojmë se Ina dhe Stelina janë konsideruar si një banore e vetme, ndaj një vendim i tillë për largim do të nënkuptonte automatikisht largimin e të dyjave nga gara.