Parashikimi i fortë i Dritan Shakohoxhës: Ja kush do ta fitojë këtë edicion të Big Brother VIP

I ftuar në një emision televiziv, ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si e ka pritur imitimin që i ka bërë Stenaldo brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP.

Ai gjithashtu ka treguar edhe se cilin nga banorët e këtij edicioni ka më të preferuar dhe jo vetëm kaq…

Kur u pyet nga Edea se cili prej banorëve në këtë pikë mendon se mund të ishte pretendent për ta fituar me kaq sa kemi parë deri më tani, Shakohoxha ishte i prerë me përgjigjen e tij të cilën edhe e argumetoi duke thënë që: Stenaldo që më ka imituar është ai që unë mendoj që do ta fitojë. Me mendtë e mia, por besoj shumë që ky është më interesanti për ta fituar.

Do t’ju them edhe një gjë që Stenaldo e bën kaq mirë Shakon sa unë kurrë nuk do ta kisha bërë kaq mirë Shakon. Ju betohem për këtë gjë që nuk do ta kisha bërë kurrë kaq mirë.