Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP 5 vijojnë të shtohen akoma e më shumë dita ditës. Në sfidën e dhënë nga Vëllai i Madh, Ina dhe Stelina u vendosën përballë njëra-tjetrës në lojën për shtypjen e pulsantit, ku përplasjet mes tyre nuk munguan. Ina i përmendi Stelinës një histori personale që ajo e ka treguar në Për’puthen, teksa kjo e fundit iu kthye duke i përmendur puthjen e saj me Keijsin.
Pjesë nga debati-
Ina: Ti ke thënë ‘Qëkur ka ndërruar jetë im atë, nuk e di ku është varri i tij’.
Stelina: Vetëm kaq di publiku. Cila është arsyeja pse unë nuk flas me babin tim, atë e di unë.
Ina: Unë s’e di.
Stelina: A s’ke për ta ditur.
Ina: Një njeri që ka ndjenja… Ti mohon babin tënd, na tregon tani dashurinë që ke për Keijsin.
Stelina: Nuk do e arrish ta kuptosh ndonjëherë pse. Ti je femër e përkëdhelur dhe je mësuar të futesh mes çifteve.
Ina: Po, më ka përkëdhelur familja ime.
Stelina: S’keni turp.
Ina: Shyqyr je ti e ndershmja e dheut.
Stelina: Më shumë se ty po.
Ina: Ti që puthesh me çunat në mes të ‘Myslym Shyrit’.
Stelina: Puthem. Po s’më ka dalë klip mua.
Ina: Aty e ke hallin ti. Se ti do të të vijë me kamerë, se je mësuar me kamera.
Stelina: Ashtu jam mësuar unë.
Ina: E kupton që bën çdo gjë për kamera?
Stelina: Çuditërisht më ka shpëtuar një puthje pa më dalë në kamera. Shaj ndonjë rob se aq di.
Ina: Mirë, shko qa tani.