Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” kanë marrë një rrjedhë të re dhe mjaft pasionante vetëm pak ditë pas hyrjes së banorit të ri, Lim hoti.
Afrimiteti mes Dolces dhe Lim Hotit ka qenë kryefjala e dy ditëve të fundit, duke kulmuar pas spektaklit të së hënës me një moment që tashmë po bën xhiron e rrjetit.
Pas afrimitetit fizik, kërcimeve të përbashkëta dhe bisedave kokë më kokë, dyshja ka thyer akullin përfundimisht.
Kamerat kanë kapur momentin kur ata kanë shkëmbyer një puthje në buzë, duke konfirmuar kiminë e lindur mes tyre.
Kjo romancë e re vjen në një moment delikat, pasi Limi ka deklaruar se historia e tij me banoren tjetër, Alba Pollozhanin, ka përfunduar prej muajsh.
Megjithatë, Alba e ka mohuar këtë shkëputje drastike, duke u shprehur se komunikimi mes tyre ka vazhduar deri vonë.
Mbetet për t’u parë se si do ta presë Alba këtë zhvillim të shpejtë dhe nëse puthja mes Dolces dhe Limit është fillimi i një lidhjeje të qëndrueshme apo një shkëndijë momentale që do të ndezë debate të forta në shtëpi.