Ermali një nga këngëtarët në dasmën e Bleros, e ndezi atmosferën

Këngëtari i njohur Blero ka kurorëzuar sonte dashurinë e tij me Eronitën, në një ceremoni private të mbajtur në prani të familjarëve dhe miqve të afërt.

Një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes ishte performanca e Ermal Fejzullahut i cili ishte një nga këngëtarët e ftuar në dasmë dhe arriti të ndezë atmosferën, duke e shndërruar festën në një mbrëmje plot energji dhe emocion.

Të pranishmit kanë ndarë pamje nga dasma, ku çifti duket tejet i lumtur, ndërsa muzika dhe vallëzimi kanë dominuar gjatë gjithë mbrëmjes.