Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani pasi e njëjta në një intervistë mori meritat për njohjet, liberalizimin e vizave dhe armatosjen e FSK-së, raporton Periskopi.
“Vjosa nuk e ka asnjë meritë, pos përçarjes partiake dhe qytetare, dëmtimit të diplomacisë, dobësimit të LDK dhe forcimit të LVV, servilizmit ndaj Kurtit”, ka shkruar ndër të tjerash.
Postimi:
GËNJESHTËR E KULLUAR…!
Vjosa nuk e ka asnjë meritë, pos përçarjes partiake dhe qytetare, dëmtimit të diplomacisë, dobësimit të LDK dhe forcimit të LVV, servilizmit ndaj Kurtit, nepotizmit dhe ekskurzioneve megalomane dhe të shtrenjëta nëpër botë, me para të taksapaguesve të Kosovës !