Stine zbulon arsyet e largimit nga Big Brother VIP Albania 5

Këngëtari i njohur Stine ka marrë një vendim të papritur duke u larguar përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5.

Ky moment i rëndësishëm u bë publik gjatë spektaklit të kësaj të shtune, ku ai shprehu qartë arsyet e tij për këtë zgjedhje të papritur.

“E kam thënë disa herë arsyen.

Mendoj se nuk kam më arsye që të rri këtu.

Atë arsye që kisha kur hyra nuk e kam më.

Arsyeja ka qenë që thjesht të luaj, tani më ka ik dëshira e lojës.

Jam në vendin e gabuar, kështu që vendosa të dal.

U mundova të ambientohem, por është e pamundur.

Është e gjitha me veten time, s’ka lidhje me askënd,” tha Stine në një moment emocional.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta nga opinionistët në studio.

Arbër Hajdari, një nga komentatorët e njohur, theksoi se Stine kishte ende arsye për të qëndruar në shtëpi, duke sugjeruar se loja nuk kufizohet vetëm te strategjia, por edhe te marrëdhëniet njerëzore.

“A ka arsye Stine për të qëndruar brenda, mendoj se po.

Disa herë tregoi se nuk ishte i fokusuar te loja dhe te njeri dhe kjo më krijon konfuzion kur thua nuk dua të luaj, mund të jesh njeri,” shprehu mendimin e tij opinionisti, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve në një ambient të tillë.

Megjithatë, Stine preferoi të mos e zgjasë më tej diskutimin mbi këtë çështje. Ai shprehu dëshirën për të mbajtur privatësinë e tij dhe për të mos e ekspozuar më shumë situatën e tij personale.

“Nuk dua ta ekspozoj më shumë se kaq njeriun, kjo është,” u përgjigj ai, duke lënë të kuptohet se kishte vendosur të mbyllte këtë kapitull të jetës së tij.

Moderator Arbri e sfidoi Stinen me një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me raportin e tij me banorët e tjerë.

Ai e pyeti nëse ndiente se ishte i paaftë për të komunikuar me ta.

“Po ndoshta dhe po.

Nuk është çudi e madhe.

Big Brotheri im është koha që do harxhoj me familjen time, vajzën dhe gruan time,” tha Stine, duke theksuar rëndësinë e familjes mbi lojën dhe përvojat e tij në BBVIP.

Me këtë deklaratë, Stine mbylli përfundimisht eksperiencën e tij në Big Brother VIP Albania 5, duke zgjedhur të kthehet te ata që i japin kuptim jetës së tij, familja.