Selin kërkon të largohet nga Big Brother: “Nuk dua të dal pa fytyrë”

Pas debateve të shumta lidhur me marrëdhënien e saj me Mirin, Selin shprehu dëshirën për të lënë shtëpinë e Big Brother. Ajo deklaroi se, pasi të dëgjojë vendimin e publikut në televotimin e mbrëmjes, do të largohet vullnetarisht nga gara.

Gjatë spektaklit u zbulua gjithashtu se Selin dhe Greta janë kunata jashtë shtëpisë, një fakt që të dyja kishin tentuar ta mbanin të fshehtë nga banorët e tjerë. Sipas klipit të transmetuar, Greta kishte tentuar t’i jepte sinjale Selinës që të distancohej nga Miri, çka ndezi edhe më shumë tensionet në shtëpi.

“Hyra me fytyrë dhe nuk dua të dal pa fytyrë. Më mirë të largohem fare. Nuk kam ardhur këtu për të dalë mashtruese, xheloze apo skemaxhie. Dua të dëgjoj vendimin e publikut dhe më pas të largohem,” u shpreh Selin.

E pyetur nga moderatori Ledion Liço për raportin e saj me Gretën, Selin pranoi se kanë një njohje të ngushtë jashtë shtëpisë, por theksoi se kanë vendosur të mos ndikojnë në lojën e njëra-tjetrës. Megjithatë, Ledioni konfirmoi publikisht se dy vajzat janë kunata.

“Me Gretën kam marrëdhënie të mira, kemi folur aq sa duhet. Nominimi më ka ndikuar shumë emocionalisht dhe nuk kam qenë e qetë,” shtoi Selin.

Nga ana e saj, Greta sqaroi se nuk ka dashur ta përfshijë Selinën në lojë dhe se secila ka hyrë në Big Brother për rrugëtimin e vet.

“Me Selin jemi shoqe dhe njihemi nga jashtë, por nuk doja që kjo të ndikonte në lojë. Ajo ka shumë potencial dhe inteligjencë. Më vjen keq që disa banorë e kanë futur në një vorbull negative, sidomos Miri dhe Kristi. Edhe reagimi i Juxhinit më zhgënjeu,” tha Greta.

Pas transmetimit të klipit, banorët u përfshinë në debate të ashpra. Miri akuzoi Gretën për provokime, ndërsa ajo i mohoi pretendimet duke e quajtur sjelljen e tij arrogante dhe të papranueshme.

“Nuk jam afruar me të dhe kjo nuk i ka pëlqyer. Ka mbajtur vajzat pranë dhe tani po përpiqet të fusë djemtë në konflikt,” u shpreh Greta.

Selin theksoi se, me hyrjen e banorëve nga akuariumi, janë dhënë informacione që kanë ndikuar në lojë, ndërsa Ledioni e pyeti nëse mendon se Greta ka tentuar ta mbështesë.

“Po, si Greta ashtu edhe Stelina kanë qenë mbështetëse ndaj meje për çështjen me Mirin,” tha Selin.

Pavarësisht tensioneve, Selin u shpreh se ka një mendim pozitiv për Gretën, duke theksuar se njohja e tyre jashtë shtëpisë nuk duhet të ndikojë në rrjedhën e lojës.