Publikohen pamjet nga dhoma e rrëfimit, Elijona në gjendje të rënduar emocionale qanë me dënesë

Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova u publikua një video që tregonte një moment të tensionuar mes banorëve Elijona dhe Klodi brenda shtëpisë.

Pamjet tregojnë se Elijona u ndje e zhgënjyer pasi Klodi kishte marrë balsamin e buzëve të saj dhe ia kishte përdorur buzët Benites, një veprim që shkaktoi reagim të menjëhershëm emocional tek ajo.

E prekur nga situata, Elijona u tërhoq në dhomën e rrefimit, ku shpërtheu në lot, duke shfaqur zhgënjimin dhe ndjesitë e saj të sinqerta. Ky moment u transmetua gjatë spektaklit dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen e shikuesve, të cilët komentuan gjerësisht mbi sjelljen e Klodit dhe reagimin e hapur të Elijonës.