Sipas analistit Ilir Mirena, opozita ka qenë e “dobët” gjatë viteve të fundit dhe ka qëndruar me shpresën që “mediat do të ja bëjnë opozitarizmin”.
Mirena kritikoi opozitën që nuk kanë qenë pjesë e protestave të organizuara nga shoqëria civile.
“Kur kanë organizu protesta shoqëria civile, ata i kanë pas veshët në lesh…Nuk kanë organizu protesta”, kritikoi Mirena opozitën.
“Një shpërblim ja ka dhënë elektorati për shkak të mënyrës qysh kanë bë opozitarizëm. Opozitarizmi shumë i dobët, jo aktiv, nuk kanë kriju tema. Z. Kurti ka kriju tema, këta janë marrë me atë. Unë nuk e di një temë që e ka kriju opozita për tërë këto vite”, tha Mirena në Pressing.