E vërteta mbi fëmijën, familja e Labit i nxjerr bisedat me serben

Që nga hyrja e Labinot Rexhës në BBVK, rrjeti ziu nga thashethemet se Labi, ka një fëmijë jashtë martese me një grua serbe.

Dhe për t’i vënë pikën këtyre thashethemeve familja dhe menaxhmenti i tij kanë bërë një postim në llogarinë e banorit të BBVK në Instagram.

Përmes këtij reagimi, ata i cilësojnë këto pretendime si të pavërteta dhe dashakeqe. Sipas tyre, çdo komunikim që Labi ka pasur me personin në fjalë ka qenë ekskluzivisht për qëllime humane dhe solidaritet njerëzor, pa asnjë interes personal apo lidhje tjetër.