Kusari-Lila dje e cilësoi si të rremë lajmin e NZZ-së zvicerane, Bislimi e Abrashi thonë se gazeta zvicerane është serioze

Lajmi i mediumit zviceran “NZZ” për takimet diskrete dhe larg syrit të publikut në qytetin e Solothurnit ka nxitur mjaft reagime, duke qenë se në artikull është përmendur edhe emri i zv.kryeministrit Besnik Bislimi dhe kryediplomatit serb, Marko Gjuriq, si pjesëmarrës.

Ish-kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një reagim të bërë të martën e ka cilësuar lajmin e “NZZ” si lajm të rrejshëm.

“Lajm i rremë në NZZ, lajm i rremë në disa platforma kosovare. Zelli për shpërndarjen e lajmeve të rreme mbetet i njëjtë, përkundër fakteve të qarta që e demantojnë plotësisht këtë narrativë. Kjo nuk është gazetari është papërgjegjësi”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ndryshe nga Kusari-Lila, ka reaguar sot vetë protagonisti i artikullit, Besnik Bislimi. Bislimi pa e përmendur fare faktin që gazeta “NZZ” e ka ndryshuar artikullin dhe që e ka specifikuar se Bislimi e Gjuriq s’janë takuar direkt mes vete, ka akuzuar mediat e Kosovës, derisa gazetën NZZ e ka cilësuar si serioze.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FZvKMBesnikBislimi%2Fposts%2Fpfbid02W1rjDhTk7nYAb3X784tzMbCewCAWw1xCLdWivibG7rR7H3vHv26Rc2W6Y5Fq2zuTl&show_text=true&width=500

Lidhur me shkrimin në “NZZ” ka reaguar edhe kandidati për deputet i LVV-së, Artan Abrashi. Ai ka thënë se askush s’po e vë në pikëpyetje seriozitetin e gazetës zvicerane, derisa sipas tij problemi është tek mediat në Kosovë.

“Askush nga qeveria nuk po konteston shkrimin e NZZ. Aty informatat paraqiten saktë. Problemi është te raportimi e deformimi që paraqitet në portalet në Kosovë. Sepse gazeta zvicerane NZZ, nuk shkruan se Bislimi është takuar me Gjuriqin. Gazeta shkruan se kanë qenë ndër pjesëmarrësit e këtyre takimeve, por jo që janë takuar bashkë apo që kanë qenë prezent në të njëjtin takim.