Familja e veprimtarit Haki Imeri kritikon ashpër opozitën: Po shkoni drejt zhdukjes politike

Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar me tone të ashpra ndaj opozitës, mediave dhe analistëve kritikë, duke i akuzuar për bilanc katastrofik elektoral dhe mungesë kauze, programi e morali.

Në reagim thuhet se opozita ka pësuar shpartallim në vitin 2021, tkurrje masive në 2025 dhe është pranë “zhdukjes politike”, ndërsa paralajmërohet se zgjedhjet e ardhshme mund t’i gjejnë nën pragun zgjedhor.

Sipas familjes Imeri, qytetarët e kanë demaskuar opozitën, ndërsa LVV–GUXO po shënon rritje edhe në bastione tradicionale si Drenica. Reagimi përfundon me thirrje për reflektim dhe ndalje të, siç thuhet, viktimizimit dhe “kopallave politike”.

Shkrimi i plotë:

-Opozitarë, hibridë mediatikë dhe ‘analistë’ a ju ka marrë malli për zgjedhje?

-Nëse po, kujtojuni pak bilancin tuaj katastrofik:

-Ne vitin 2021 – shpartallim.

-Ne vitin 2025 – tkurrje masive.

-Me 28 dhjetor 2025 – pothuajse zhdukje politike.

-Në këtë tempo, zgjedhjet e radhës do t’ju gjejnë nën prag, nën hije dhe nën tavolinë..

-Sa herë që hapni gojën për zgjedhje, humbni nga një përqind.

– Në prill rrezikoni të hyni në Kuvend si vizitorë, jo si deputetë.

-Kauzë nuk keni.