Çka po ndodh? Edi me ‘heshtje shurdhuese’ pas daljes

Eliminimi i së hënës ishte “shuplaka” më e fortë e këtij edicioni. Pas tensioneve të vazhdueshme dhe debatit të ashpër me Arditin, publiku foli qartë: plot 65% votuan për largimin e Edit, një vendim drastik që erdhi pas përplasjes që e çoi atë direkt në televotim.

Por, nëse e hëna ishte zhurmë dhe tension, ajo që ka pasuar është një qetësi shurdhuese.

Kanë kaluar më shumë se 36 orë që nga momenti kur Edi Kuçi la shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” dhe deri më tani në rrjetet e tij sociale – asnjë gjurmë.

Në një kohë kur banorët e eliminuar zakonisht “bombardojnë” Instagramin me falënderime apo repost-e të mbështetësve, Edi ka zgjedhur strategjinë e kundërt. “Çele guri gojën”.

Në vend të një reagimi, Edi ka bërë një veprim që ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet: e ka kthyer profilin e tij në Instagram në Privat.

Çfarë fshihet pas kësaj heshtjeje?

Ngritja e këtij “muri” ka hapur shtigje për disa teori:
A është kjo heshtje një formë proteste? A po e shfrytëzon Edi këtë heshtje për të rritur audiencën?

Pas akuzave dhe toneve të larta me Arditin, ndoshta Edi po pret që ujërat të qetësohen para se të japë versionin e tij të plotë për ngjarjen.

Një gjë është e sigurt: Sa më shumë kalojnë orët, aq më shumë shtohet misteri. A do të flasë Edi apo kjo është qetësia para stuhisë? /Prive By Liberta Spahiu