“Avash mo avash”! Monika Kryemadhi i reagon kështu Ledion Liços, ja çfarë humbët nga Prime i fundit

Raporti mes Selinës dhe Gretës, të cilat shihen si “kunata në perspektivë” për shkak të lidhjes së Gretës me vëllanë e Selinës, ka hapur një debat interesant në studio mbrëmjen e djeshme.

Diskutimi mori nota humori kur moderatori Ledion Liço u shpreh se në këndvështrimin e tij, “dy kunata janë si motra”. Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm dhe epik të Monika Kryemadhit.

Për ta ilustruar, Monika nuk ngurroi të ndajë një detaj nga jeta e saj personale dhe raporti me familjarët e Ilirit:

“Unë për shembull me motrën e Ilirit kam folur pasi linda fëmijën e parë, kurse me nusen e vëllait tim kam folur, ia kam marrë shpirtin.”