Publikohen pamjet e plota nga rrëzimi i rëndë i Albës me kokë deri te trajtimi në spital

Alba Pollozhani të shtunën në mbrëmje është rrëzuar keq në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo ka rënë me kokë në tokë dhe pavetëdije, duke bërë kështu që të shkoj me urgjencë në spital.

Më pas u publikuan disa pamje nga spitali, ku edhe po merrte trajtimin e duhur.

Rezultatet i dolën mirë nga e gjithë kjo, ndonëse pamjet ishin tejet të rënda.

Edhe pas publikimit të klipit, Alba tha se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo nuk është hera e parë që banorja bën veprime të tilla, ndonëse ky ishte momenti më i rëndë.

Sidoqoftë, gjendja e saj tani është stabile dhe ndodhet në BBVK.