Syla: Edhe me 50% Kurti paska lyp zgjedhje më 7 mars – sa ma i poshtër, ma shumë po dhezë

Analisti politik Valon Syla ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke ironizuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Syla ka deklaruar se edhe me rreth 50 për qind të votave, Kurti po kërkon sërish zgjedhje, duke e lidhur këtë me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Ai ka shtuar se një mbështetje edhe më e madhe elektorale është e pamundur, duke theksuar se as rrethi më i afërt familjar nuk do t’ia siguronte një përqindje më të lartë.