Teksa edicioni i këtij viti i Big Brother në Kosovë nuk po arrin të krijojë jehonën dhe entuziazmin e pritur, duket se një nga figurat më të përfolura të formatit, Olsa Muhameti, ka vendosur të bëjë një hap të rëndësishëm personal dhe profesional.
Së fundmi, Olsa ka ndarë me ndjekësit e saj një foto në Instagram Story, ku shfaqet brenda një ashensori, e veshur thjeshtë, por me stil, duke reflektuar qetësi dhe vendosmëri.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen nuk ka qenë vetëm paraqitja e saj, por edhe mesazhi që e shoqëron postimin.
“Vit i ri, kismet i ri. Flasim për çfarë të duash”, ka shkruar Olsa, duke hapur një kuti pyetjesh për ndjekësit, një veprim që është interpretuar si sinjal i një fillimi të ri dhe i një vendimi të menduar mirë.
Burime pranë saj bëjnë të ditur se Olsa po mendon seriozisht të zhvendosë fokusin e saj drejt projekteve të reja, jashtë formatit të Big Brother, të paktën për momentin
Pas një sezoni që nuk ka arritur pritshmëritë në tregun kosovar, duket se ajo ka zgjedhur të mos qëndrojë e lidhur vetëm me një projekt, por të eksplorojë mundësi të tjera në televizion dhe rrjete sociale.
Ky vendim i saj ka surprizuar ndjekësit, të cilët e kanë parë Olsën për vite me radhë si një nga figurat kyçe prapa prapaskenave të reality show-t.
Megjithatë, mesazhi i saj lë të kuptohet se ajo është gati për ndryshim dhe sfida të reja.
Reagimet në rrjet nuk kanë munguar. Shumë ndjekës e kanë përgëzuar për guximin për të marrë vendime të reja, ndërsa të tjerë janë kuriozë të dinë se cili do të jetë hapi i radhës i Olsës.
Një gjë është e sigurt: pavarësisht ecurisë së Big Brother këtë vit, Olsa Muhameti nuk ka ndërmend të qëndrojë në hije dhe duket se viti i ri për të do të sjellë zhvillime që askush nuk i kishte parashikuar.