Numërohen mbi 23% të votave me postë – VV e para, LDK del para AAK’së, PDK mbetet e katërta

Janë numëruar 23,91% e votave që janë dërguar me postë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në faqen e saj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit, duke njoftuar edhe për rezultatet që kanë marrë partitë deri në këto momente.

Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të prijë me 68.72%, ose 4,071 Vota

Në vend të dytë, tani radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës, me 11.70%, ose 693 Vota.

Pas tyre është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 9.91%, ose 587 vota.

Në vendin e katërt është Partia Demokratike e Kosovës, me 7.97%, ose 472 Vota