Pas hyrjes së Mateos në “Big Brother”, vëmendjen e mori zgjedhja e tij për ta ftuar Brikenën në “Akuarium”.
Megjithatë, Brikena u shfaq e rezervuar, duke theksuar se nuk dëshironte të ishte pjesë e situatës së krijuar. Nga ana tjetër, Mateo sqaroi publikisht se hyrja e tij në reality show nuk kishte asnjë lidhje me Brikenën, duke theksuar se mes tyre nuk ka as lojë dhe as angazhim sentimental.
“Unë nuk dua të shkoj dhe të them të drejtën, mesa kuptova, e di me çfarë qëllimi ka hyrë Mateo aty. Thjesht e kam njohur pak jashtë dhe asgjë më shumë. Nuk jam aspak dakord dhe nuk dua të shkoj atje”, tha Brikena.
Ndërkohë, në hyrjen e tij, Mateo tha: “Vajzat, vetëm një mund të thoja aty që është më e bukura dhe më e sjellshmja. Brikena”.
Para se të hynte në shtëpinë më të njohur në Shqipëri, Mateo ka deklaruar për produksionin ka qenë në lidhje me Brikenën.
Ndërsa Brikena e mohoi deklaratën e Mateos duke thënë se “vetëm kemi shkëmbyer mesazhe dhe jam takuar vetëm një herë dhe kaq”.
Pas zgjedhjes së Brikenës, që kjo e fundit t’i bashkohej atij dhe 4 të tjerëve në Akuarium, Mateo u shpreh: “Unë ftesën për të hyrë në Big Brother e kam marrë para se të fillojë Big Brother-i, pa e ditur se cilët banorë do të ishin brenda. Fakti që pash Brikenën për mua ishte surprizë, sepse çfarë kam lënë jashtë, nuk doja të hynte brenda. Nuk kam hyrë këtu për Brikenën. Kam vlerësim për Brikenën si vajzë, kam dhe shumë respekt. E zgjodha, por për asnjë lloj loje. Nuk ka asnjë lidhje lojë, Mateo, Brikena, nuk janë në një fjali”.