DJ i Butrintit godet i pari Finemin me gotë në kokë – dalin detajet e sherrit

Një incident serioz është regjistruar në orët e fundit në një hotel në periferi të Prishtinës, ku janë përfshirë reperi Finem dhe këngëtari i njohur Butrint Imeri. Ngjarja ka ngritur alarmin te autoritetet dhe ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, sidomos pas publikimit të pamjeve dhe informacioneve të reja.

 

Sipas burimeve të afërta me Tetovasot, incidenti ka ndodhur në momentin kur Butrint Imeri, pas përfundimit të një koncerti, ishte drejtuar drejt hotelit për të kryer check-in. Në të njëjtin hotel, Finem dyshohet se ndodhej i shoqëruar nga një grup prej rreth 8 deri në 10 personash.

Situata ka eskaluar shumë shpejt. Burimet raportojnë se DJ-i i Butrint Imerit, pasi ka vënë re afrimin e grupit të Finemit me qëllim sulmi nga pas, ka reaguar menjëherë duke e goditur Finemin në kokë me një gotë. Pas këtij momenti, në ambientet e hotelit ka shpërthyer një përleshje fizike, ku janë përfshirë disa persona.

Ende nuk ka të dhëna të sakta nëse ndonjë nga personat e përfshirë ka kërkuar ndihmë mjekësore pas incidentit. Ndërkohë, burime nga organet e drejtësisë bëjnë me dije se Finemi dhe shoqëruesit e tij janë shpallur në kërkim policor, ndërsa pritet arrestimi i tyre në vijim.

Po sipas të njëjtave burime, Butrint Imeri dhe DJ-i i tij kanë dhënë tashmë deklaratat në polici, duke sqaruar versionin e tyre të ngjarjes dhe rrethanat e konfliktit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar nga palët e përfshira. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik dhe mbetet një nga incidentet më të bujshme të momentit në skenën muzikore shqiptare.