Armando Broja i trembi të gjithë në minutën e 89-të, ndërsa Bërnli po përballej me Njukasëll.
Sulmuesi i Kombëtares pësoi një goditje, që u duk se ishte e rëndë nga reagimi i lojtarit në fushë.
Broja reklamonte dhimbje të mëdha në fushën e blertë, megjithatë ishte trajneri Skot Parker që po e shtynte të vazhdonte.
Dhe pse e provoi fillimisht, më pas stafi mjekësor u afrua për ndihmën e parë.
Loja rifilloi për Brojën në minutën e 92-të, pasi edhe stafi mjekësor dha “ok”.
Sulmuesi shqiptar ndërkohë vazhdonte të çalonte në disa momente.
Ai bëri mjaft mirë në ndeshjen e sotme. Bërnli ndërkohë u mposht 1-3 nga Njukasëll, ndërsa goli i vetëm për ekipin e tij u asistua pikërisht nga Broja.