Analisti politik Xhevdet Smakiqi ka deklaruar se nuk mendon se do të ketë një Qeveri Kurti 3, edhe pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Në deklaratë të dhënë në emisionin Adresa, një ditë pas zgjedhjeve, Smakiqi u shpreh skeptik për formimin e një mandati të tretë të udhëhequr nga Albin Kurti. Sipas tij, edhe nëse Kurti arrin të bëhet sërish kryeministër, ai do të jetë më shumë “kryeministër i diasporës sesa i Kosovës”.
“Unë nuk mendoj se do të ketë Qeveri Kurti 3. Edhe nëse bëhet Kurti kryeministër, ai është i diasporës, jo i Kosovës, sepse rritjen e votave e bëri nga diaspora”, tha Smakiqi.
Deklaratat e analistit vijnë në një kohë kur procesi i numërimit të votave ende po vazhdon.