Dita e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP 5 ka nisur me debate mes Kristi Lamaj dhe Armir Shahini, ose ndryshe i njohur si Miri.
Gjatë debatit, Miri i kërkoi Kristit që të mos i afrohej, pasi ky i fundit i kishte shkuar afër.
Miri nërkohë iu drejtua Kristit duke i thënë se ishte shumë i pavlerë, ndërsa Kristi i kujtoi se i kishte mbledhur të gjithë banorët në living vetëm për t’i thënë disa falënderime.
Pjesë nga debati:
Miri: Unë do jem negativi? Mos më afro.
Kristi: Nuk kam unë tendenca agresiviteti.
Miri: Ty nuk të kam ardhur ndonjëherë unë, unë i shkoj njeriut që dua.
Kristi: Se nuk të intereson.
Miri: Nuk ke interes ti o vëlla, je i pavlerë.
Kristi: Unë i pavlerë?
Miri: Po, prandaj nuk të vij, je shumë i pavlerë.
Kristi: Ti ke ardhur te unë disa herë more.
Miri: Unë te ti?
Kristi: Edhe rresht për një erdhe.
Miri: Ua, ça hipokriti që ishe.
Kristi: Ju të gjithë keni ardhur te mua rresht për një.
Miri: Ke ardhur ti këtu.
Kristi: Ti nuk vjen dot vetëm, kjo është diferenca që unë të vij vetëm.
Miri: Unë jam trim i mirë me shok shumë.
Kristi: Ndonjëherë duhet të bësh ndonjë gjë vetëm.