Telenovela rreth jetës private të banorit të Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, po merr trajta gjithnjë e më misterioze. Ndërsa Labinoti ndodhet i izoluar brenda shtëpisë, jashtë saj po zhvillohet një situatë konfuze mes deklaratave të bashkëshortes së tij dhe sinjaleve të koduara që vijnë nga vajza me origjinë serbe, e cila ka trazuar rrjetin ditët e fundit.
Vetëm pak kohë pasi u diskutua gjerësisht fotoja e saj me Labinotin, vajza në fjalë ka bërë një tjetër reagim që shton edhe më shumë pikëpyetjet. Ajo ka publikuar një status ku shkruan:
“Heshtja flet një milion gjuhë!”
Ky postim vjen në një moment kritik, duke lënë vend për interpretime të shumta. A po nënkupton ajo se e vërteta është ndryshe nga çfarë thuhet, apo heshtja e saj është një përgjigje ndaj deklaratave të fundit? Ky mesazh vetëm sa e ka bërë historinë më të mjegullt për publikun.
Misteri u thellua fillimisht kur kjo vajzë publikoi një foto ku shfaqej së bashku me Labinotin dhe fëmijën e saj, të shoqëruar me përshkrimin “Vetëm familje”. Përdorimi i këtij termi krijoi një lëmsh të vërtetë mediatik, pasi sugjeronte një lidhje shumë të ngushtë dhe personale, natyra e së cilës mbetet ende e paqartë.
Përballë kësaj situate të komplikuar, bashkëshortja e Labinotit, Laureta, ka dhënë një version krejt tjetër, duke tentuar të qetësojë ujërat. Ajo ka mohuar çdo lidhje të mundshme atësie mes Labinotit dhe fëmijës, duke e cilësuar gjithçka si një keqkuptim.
Sipas saj, vajza kishte kontaktuar Labinotin për ndihmë, pasi babai biologjik i fëmijës mbante gjithashtu mbiemrin “Rexha”. Laureta shprehet se Labinoti thjesht po përpiqej të ndërmjetësonte për ta gjetur atë person, duke e vendosur ngjarjen në kuadrit e një gjesti humanitar dhe jo familjar.
Tashmë publiku gjendet mes dy narrativave që nuk përputhen. Nga njëra anë është shpjegimi për “ndihmë humanitare”, dhe nga ana tjetër janë postimet e vajzës që flet për “familje” dhe “heshtje që flet shumë”.
Kjo përplasje versionesh e bën të pamundur të kuptohet se cila është e vërteta e plotë, duke e lënë këtë histori të mbuluar me një vel misteri derisa vetë protagonistët të vendosin të flasin hapur. /Prive By Liberta Spahiu