Pas lajmeve për aksident, Einxhel zbulon të vërtetën

Ish-banorja e Big Brother VIP 1, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan se ajo kishte pësuar një aksident të rëndë.

Përmes një Instastory Einxhel sqaroi se nuk kishte pësuar aksident serioz, por kishte thyer këmbën teksa hapte dhuratat e të birit në shtëpi, përcjell Indeksonline.

“Jam si kokrra e mollës pas operacionit të këmbës. Sapo të rikuperohem, do të kthehem te fëmijët e mi,” shkruan ajo.

Urojmë t’i kalojë sa më shpejtë./Indeksonline/