Kurti mbush sallat në Cyrih, Gashi thumbon opozitën

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, mbrëmë ka zhvilluar një takim me diasporën shqiptare në Zvicër në një tubim madhështor.

Me këtë rast, avokati Tomë Gashi ka ironizuar ish-opozitën, duke shkruar në Facebook se partitë opozitare i fitojnë zgjedhjet vetëm “kur t’i mbushin sheshet dhe sallat e Cyrihut si Kryeministri Albin Kurti”.

“A e dini kur i fitojn zgjedhjet Partit opozitare!

Kur ti mbushin sheshet e 🇨🇭e sallat e Cyrihut si Kryeministri Albin Kurti”, shkruan Gashi në Facebook.