Hafir Hoxha ka reaguar ndaj ish- deputetit nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, i cili ka thënë se Kurti e ka vendin në burg.
Hoxha përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se Berisha dëshiron t’i kopjojë politikanët tjerë.
Sipas tij, Berisha e gënjen vetveten dhe e tepron edhe si përçues dhe mosnjohës i elementeve të luftës hibride serbe që po i shpërndan me apo pa vetëdije.
Në fund, ai thotë se ka dhembshuri për ish- deputetin.
Shkrimi i plotë:
Ky Far Hiseni po mundohet t’i kopjojë disa politikanë të tjerë, të cilët më herët u kapeshin kryeministrave me fjali të tilla dhe brenda natës siguronin vendin e tyre si deputetë në Kuvend, nga militantët e partive të tyre, si “të guximshëm”.
Lëre që po gënjen për vetveten, por po e tepron edhe si përçues dhe mosnjohës i elementeve të luftës hibride serbe, të cilat po i shpërndan me apo pa vetëdije.
Më dhimbset që e ka marrë në qafë veten ky djalë, sepse goxha ushtar i mirë më është dukur gjatë luftës. Kurrë nuk ka hyrë në zyrat e komandës në QS Papaj pa trokitur në derë, ku ishim ne ushtarakët.
I zhurmshëm ka qenë dhe karakterin e ka të tillë si i lindur, por kur flet kështu për kryeministrin e vendit tonë demokratik, atëherë si duket s’kanë faj populli që dyshon në të, e trajton ashtu turpshëm dhe, në realitet, më dhimbset që nuk është i vetëdijshëm për pavetëdijen e vet.