Kryeministri në detyrë Albin Kurti sonte foli për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kurti u pyet se a pse e ka quajtur opozitën “hajvna”, transmeton DEMOS.
Ai ka thënë se ndoshta do të duhej të përdorte një fjalë tjetër, duke theksuar se deklarata nuk ishte drejtuar ndaj të gjithë opozitës.
“Nuk është e vërtetë, sepse nuk i kam quajtur të gjithë opozitën, por ndoshta është dashur të gjejë ndonjë fjalë tjetër”, tha Kurti.