Kompania Kosovare për Transmetim të Energjisë Elektrike (KOSTT) ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e nënstacionit të ri në Malishevë, një projekt që synon përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në këtë komunë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në Facebook, duke e cilësuar këtë si “një lajm tejet të mirë dhe të shumëpritur për banorët e Malishevës”.
Sipas tij, nënstacioni i ri do të ofrojë furnizim më të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike, do të rrisë sigurinë dhe do të krijojë bazë të fortë për zhvillimin e ekonomisë lokale.
Postimi i plotë:
Një lajm tejet i mirë dhe i shumëpritur për banorët e Malishevës. Nënstacioni i ri do të ofrojë cilësi më të lartë të furnizimit me energji elektrike, siguri më të madhe dhe bazë të fortë për zhvillim të ekonomisë lokale.