Dalin fotot: Labinoti i Big Brother VIP Kosova ka një fëmijë jashtë martese me një serbe? Shokohet rrjeti (FOTO)

Disa ditë më parë, rrjetet u “tundën” nga një thashethem i fortë që insinuonte se banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, mund të kishte një fëmijë jashtëmartesor. Fotot që qarkulluan tregonin një grua serbe dhe një bebe, të shoqëruara me mbishkrimin: “Gjaku nuk bëhet ujë.”

Për të shuar zhurmën, bashkëshortja e tij, Laureta Hoxha, doli publikisht në një intervistë për Kosova Today, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje me fëmijën. Ajo e cilësoi të gjithë situatën si një keqkuptim dhe sqaroi se gruaja në fjalë kishte kërkuar vetëm ndihmën e Labit:

“Ajo ka kërkuar ndihmë nga Labinoti për ta gjetur babain biologjik të fëmijës… Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin.”

Megjithatë, historia mori një kthesë të re.

Nëna e fëmijës publikoi një foto të re, ku Labinoti shihet duke puthur foshnjën, e shoqëruar me përshkrimin:

“Vetëm familje. Ju faleminderit.”

Ky postim i ri ka ndezur sërish dyshimet, pasi fjala “familje” bie ndesh me versionin e Lauretës se Labi ishte thjesht një i njohur që po ndihmonte.

A është kjo thjesht mirënjohje?

Apo ka më shumë prapa kuintave se çfarë është thënë deri tani?

Publiku pret përgjigjet — dhe kjo histori sapo u bë edhe më e ndërlikuar.